Lumezi: Duhet bërë ndryshime në kodin penal dhe procedurën penale

27.07.2016 14:43
Lumezi: Duhet bërë ndryshime në kodin penal dhe procedurën penale

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha priti në takim sot kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës z.Blerim Isufaj.

Me këtë rast kryeprokurori i shtetit Lumezi e njoftoj ministren Hoxha me të arriturat dhe vështirësitë që i kanë në Prokurorin e Kosovës, ndër të tjera ai theksoi se duhet të bëhet ndryshime në Kodin Penal dhe Procedurës penale, transmeton Insajderi.

“Të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në efikasitetin e gjykatave dhe gjykimin e paanshëm”, deklaroi Lumezi.

Ministrja Hoxha i ofroj mbështetje Lumezit duke deklaruar se do ta përkrah fuqizimin dhe pavarësimin e sistemit të drejtësisë.

“Gjithashtu e vlerësoj nevojën e krijimit dhe ndryshimit të Kodit penal dhe Kodit të procedurës penale:, tha Hoxha. /Insajderi.com