Lumezi cakton një prokuror për trajtimin e rasteve të gazetarëve

Lumezi cakton një prokuror për trajtimin e rasteve të gazetarëve

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, gjatë një takimi që ka pasur me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, i ka njoftuar se ka marrë vendim për të caktuar një prokuror nga zyra e tij, si  koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve, gjatë punës së tyre.

Me këtë vendim sipas tij, do të obligohen edhe kryeprokurorët e  Prokurorive Themelore që të caktojnë nga një prokuror, të cilët do të merren edhe me rastet e raportuara ku gazetarët paraqiten si të dëmtuar.

“Lumezi informoi se prokurorët do t’i trajtojnë rastet e tilla me prioritet dhe prokurorin e ngarkuar si koordinator do ta mbajnë të informuar për të gjitha veprimet e marra në procedurë, duke nënkuptuar ngritjen e aktakuzës, pushimin e hetimeve apo hedhjen e kallëzimit penal apo ndonjë veprim tjetër eventual, si dhe për aktgjykimet e marra nga ana e gjykatave”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Gjithashtu në këtë takim, u tha se do të krijohet një databazë me këto raste, për të cilat do të cilat kryeprokurori do të njoftohet në baza të rregullta mujore, për të gjitha veprimet e ndërmarra. /Insajderi.com