Luksemburgu kërkon largimin e Hungarisë nga BE-ja

Luksemburgu kërkon largimin e Hungarisë nga BE-ja

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn ka bërë thirrje që Hungaria të pezullohet apo edhe të përjashtohet nga Bashkimi Evropian, për shkak të “shkeljes masive” të vlerave themelore të BE-së.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk pranon ato vende të cilat ndërtojnë barriera ndaj refugjatëve dhe që shkelin lirinë e shtypit dhe të gjyqësorit, njofton BBC.

“BE-ja nuk mund të tolerojë sjellje të tilla të papërshtatshme dhe çdo shtet që ka shkelur vlerat e tilla themelore duhet të përjashtohet përkohësisht, ose nëse është e nevojshme për gjithnjë, nga BE. Kjo është e vetmja mundësia për të mbrojtur kohezionin dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Udhëheqësit e BE takohen në Sllovaki të premten për të diskutuar mbi të ardhmen e Bashkimit Evropianë. /Insajderi.com