Lukaku i zemëruar me klubin e tij që refuzoi t’ia paguajë biletën e aeroplanit

Lukaku i zemëruar me klubin e tij që refuzoi t’ia paguajë biletën e aeroplanit

Romelu Lukaku është nervozuar me klubin e tij Everton, pasi që është detyruar të paguaj vetë një biletë për tu kthyer nga Qipro ku ishte me kombëtaren e tij, Belgjikën.

Sulmuesi dhe lojtarë të tjerë që luajnë në Premier Ligë morën një aeroplan privat për tu kthyer nga atje. Por, derisa lojtarëve të tjerë klubet kanë vendosur që t’ua paguajnë biletat, një gjë të tillë nuk e ka bërë Everton për Lukakun.

Kështu, belgu ka dhënë nga xhepi i tij rreth 6500 funte, shkruan Mirror.

Një burim i gazetës ka thënë se Lukaku është nervozuar tej mase kur ka kuptuar që do të paguaj vetë./Insajderi.com