Lukaku shënon dy gola në triumfin e United [video]

13.08.2017 19:00
Lukaku shënon dy gola në triumfin e United [video]

Manchester Unitedi e ka mposhtur 4:0 West Ham Unitedin, duke dhuruar spektakël për gjithë të pranishmit në “Old Trafford”.

Manchester Unitedi e ka nisur sezonin e ri në Premierligë me fitore prej 4:0 ndaj West Ham United, ku djelmoshat e Jose Mourinhos dhuruan spektakël në “Old Trafford”, shkruan Express.

Dy gola i shënoi sulmuesi, Romelu Lukaku (33’ dhe 52’), duke debutuar kështu në mënyrën më të mirë me fanellën e “Djajve të Kuq” në Premierligë.

Golat tjerë i shënuan: Anthony Martial (87’) dhe Pogba (90’).