Luis Suarez merr ofertë nga një klub i Serisë A

Luis Suarez merr ofertë nga një klub i Serisë A

Luis Suarez, sipas “Don Balon”, po mendon të largohet nga Barcelona, skuadra me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2021. Sulmuesi uruguaian, gjithmonë sipas shtypit spanjoll, duket se ka marrë një ofertë nga Milan.

Kuqezinjtë duan një super sulmues për sezonin e ardhshëm, por për të arritur te “Pistolero” ka shumë pengesa: nga rroga e tij që është rreth 16 milionë euro në sezon dhe deri te kosto e kartonit, që mund të jetë mbi 70 milionë euro.

Gjithashtu, nuk mund të anashkalohet fakti se milanezët nuk e kanë të sigurt pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.