Luis Enrique: Messi zgjedhë vetë kur dhe sa luan

Luis Enrique: Messi zgjedhë vetë kur dhe sa luan

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se lojtari më i mirë i botës, Lionel Messi, “komandon” vetë tek Barcelona.

Duke folur për përgatitjen e futbollistëve në fillim të këtij stinori, ndërsa i pyetur rreth asaj se a do të vazhdojë ta kursejë Messin, trajneri spanjoll ka thënë se nuk ka kompetencë mbi të.

“Unë dua që Leo të luajë të gjitha minutat e mundshme. Mesi komandon këtu. Ai e përcakton vetë se sa minuta do qëndrojë në fushën e lojës. Për mua, uroj që të jetë nga fillimi në fund, pasi lojtarë të atij niveli nuk kanë nevojë për këshilla apo vendime të trajnerit”, ka thënë ai.

Messi shënoi tre gola në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Celticut./Insajderi.com