Luis Enrique largohet nga Barcelona

Luis Enrique largohet nga Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka deklaruar se ky është sezoni i fundit i tij në krye të katalanasve.

Menjëherë pas fitores tenistike, 6-1 ndaj Sporting Gijon, gazetarët pyetën Enriquen, nëse dop të rinovonte kontratën që i përfundon në muajin qershor dhe trajneri u përgjigj: “Nuk do të rinovoj”.

Zërat për largimin e Luis Enriques kishte kohë që qarkullonin, por humbja e thellë në Paris, i ka shtuar edhe më shumë përplasjet brenda klubit katalanas.

Prej kohësh flitet se midis Luis Enriques dhe senatorëve të ekipit të Barcelonas ka përplasje të vazhdueshme, të cilat janë reflektuar shpesh edhe në fushën e lojës.

Luis Enrique erdhi në krye të Barcelonas, në vitin 2014 dhe në sezonin e parë fitoi tripletën, ndërsa në të dytin, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit.