Luftime të ashpra në Damask

19.03.2017 16:09
Luftime të ashpra në Damask

Luftime të ashpra janë zhvilluar në lindje të kryeqytetit sirian, Damask, pas një sulmi të forcave rebele, raporton media shtetërore dhe grupi monitorues.

Sulmi nisi me shpërthimin e “dy makinave bombë dhe disa sulmuesve vetëvrasës”, në qarkun Jobar, ka thënë Rami Abdel Rahman, kryetar i grupit monitorues, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Rebelët kanë avancuar në zonën në afërsi të Sheshit Abbasid, duke marrë nën kontroll disa ndërtesa. Ata kanë hedhur disa raketa nëpër lagje të Damaskut, ka shtuar Abdel Rahman.

Media shtetërore siriane raporton se ushtria i është kundërpërgigjur një grupi rebelët që kanë lidhje me Al-Kaidën, duke thënë se “terroristët” kanë hyrë në Damask përmes tuneleve gjatë natës.

Televizioni shtetëror raporton për luftime në lagjet Jobar dhe Qaboun dhe u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Luftimet e sotme vijnë vetëm disa ditë pasi bisedimet e paqes rinisën në Gjenevë, që kanë për qëllim dhënien fund të luftës 6 vjeçare në Siri që ka lënë të vdekur më shumë se 320,000 persona.