Luftëtari nga Gjakova heq dorë nga statusi i veteranit për shkak të manipulimit të listave

Luftëtari nga Gjakova heq dorë nga statusi i veteranit për shkak të manipulimit të listave

Ishte ushtar i UÇK-së në zonën e Dukagjinit. E nuk i mjaftoi kjo. Adnan Krasniqi-Cipi pas luftës iu bashkua edhe TMK-së. Por kur nisi faza e verifikimit të veteranëve që luftuan për Kosovë, Cipi pa të gjitha dallaveret që sipas tij po bëheshin në këto lista.

Provoi në çdo mënyrë t’i mbrojë vlerat e atyre që luftuan ndershëm, por e kotë.

Aq shumë dallavere thotë se pa në lista, sa mori edhe një vendim. Pavarësisht plagëve që mori në këmbë kohën sa luftoi e pavarësisht humbjes së shokëve në atë luftë, prej sot Cipi ka vendosur që të heq dorë nga statusi i veteranit të luftës. Duke i kërkuar falje të gjitha familjeve të shokëve të vrarë, familjes së vet dhe Kosovës, Adnani ka dhënë disa arsye që sipas tij e shtynë të heq dorë nga ajo çka bëri për Kosovën.