Arben Ibn Hasan. Tek informatat e tij kryesore janë të shkruara këto të dhëna: Është i Mitrov" />

Luftëtarët shqiptarë të ISIS-it që krenohen haptas me xhihadin

Luftëtarët shqiptarë të ISIS-it që krenohen haptas me xhihadin

Emrin në Facebook e ka Arben Ibn Hasan. Tek informatat e tij kryesore janë të shkruara këto të dhëna: Është i Mitrovicës, ka kryer shkollën e mesme në gjimnazin e këtij qyteti dhe së fundmi është parë duke vozitur një veturë diku në Siri.

numer1

Edhe pse është në luftë, ai ka kohë që të postoj shpesh video dhe fotografi nga vendet ku lufton, raporton Insajderi. Nuk e ka specifikuar që lufton për ISIS-in por nga atyo që shkruan shihet që e ndjek të njejtën ideologji.

E fundit video që ka publikuar në profilin e tij në Facebook është një në të cilin ai shihet duke vozitur dhe mbajtur një revole.

Në një tjetër video shihet duke gjuajtur me revole.

Por ajo që është më shqetësuese në gjithë këtë mes janë mbështetësit e tij të shumtë.

Shumë të rinj nga Kosova sikurse ky i ri Dardan Krasniqi  e pastaj edhe Arben Enes Sadiku e të tjerë nga Shqipëria dhe Maqedonia i japin mbështetje këtij personi teksa gjuan me armë.

Por atje nuk është i vetmi.

a e vendose

Madje në shumë video dhe postime nishiqë ai i bënë, zbulohen edhe dhjetra luftëtar të tjerë të ISIS-it nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, raporton Insajderi.

Një nga shokët e ngushtë të luftës në ISIS të qytetarit nga Mitrovica del të jetë Ebu Kudame Albani, Enes Ademi, Beduin Beduini, e shumë të tjerë të cilët komunikojnë së bashku në Facebook.

Dhe numri i tyre është i madh.

tjetri

Siç shihet në shumë komente, të tyre, urimet më të mira janë thirrjet për xhihad dhe sesi duhet vrarë të gjithë ata që janë kundër idelogjisë së ISIS-it apo vendosjes së Kalifatit.

Kosova ka mirtuar para dy vitesh ligjin nëpërmjet të cilit dënon shkuarjen e kosovarëve në luftërat e huaja por kjo nuk ka ndalë shumë kosovar që të vazhdojnë rrugën e tyre drejt luftës në Siri dhe Irak, atje ku forcat terroriste të ISIS-it po luftojnë kundër aleatëve ndërkombëtar./Insajderi.com