![Luftë për një pikë në derbin e Ruhrit [video]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/04/festa-730x440.jpg)
Edhe pse u zhvillua një ndeshje e luftuar, siç edhe ishte pritur, derbi më i madh lokal i Gjermanisë, ai ndërmjet Schalke 04 dhe Dortmund është mbyllur në barazim 1-1.
Pierre-Emerick Aubameyang shënoi i pari në ndeshje në minutën e 53-të të ndeshjes, derisa festoi me një maskë në fytyrë. Me këtë gol, sulmuesi gabonez e kaloi në epërsi Dortmundin.
Por, në minutën e 77-të të takimit ishte sulmuesi i ri Timo Kehrer që barazoi rezultatin në 1-1, dhe ia siguroi një pikë Schalkes.
Me këtë barazim, të dy skuadrat nuk kanë ndryshuar pozita në renditje. “Milionerët” ndodhen në vendin e katërt në renditje, ndërsa Schalke mbetet në vendin e tetë të Bundesligës. /Insajderi.com
http://www.dailymotion.com/video/x5gyn7k_pierre-emerick-aubameyang-goal-schalke-0-1-dortmund-bl-1-4-2017_sport