Luftë diplomatike mes Austrisë dhe Turqisë

Luftë diplomatike mes Austrisë dhe Turqisë

Turqia ka vënë veton ndaj bashkëpunimit të NATO-s me Austrinë, duke bllokuar partneritetin e aleancës me 41 vende, raporton BBC.

Turqia është në NATO, ku ofron më shumë ushtrime ushtarake pas SHBA-ve, ndërsa Austria nuk është. Por Austria bashkëpunon ngushtë me NATO-n dhe ka më shumë se 400 trupa që shërbejnë në Kosovë.

Austria dënoi veton turke, duke e quajtur atë “të papërgjegjshme”.

Turqia është e zemëruar me Austrinë për shkak të përpjekjes për të bllokuar qëllimin e saj për t’u bashkuar me BE.

Një takim i NATO-s është planifikuar për të enjten, në selinë e aleancës së 28 vendeve në Bruksel.