“Lufta” për kitaren e Kurt Cobain

“Lufta” për kitaren e Kurt Cobain

Frances Bean Cobain e bija e vokalistit të ndjerë të Nirvanna, Kurt Cobain, është e përfshirë në ndarjen e martesës të nënës së saj, Courtney Love, pasi që kitara e babait është në rrezik t’i mbesë burrit më të cilin e ëma është në proces të divorcit.

Love dhe Isaiah Silva të cilët kanë qenë të martuar nga viti 2014, janë duke u kacafytur për pronësinë e kitarës së Kurt Cobain, rokerit më të njohur të të gjitha kohërave.

Silva, 32, është deklaruar se instrumentin e ka marrë dhuratë martese nga vet Courtney Love.

Çifti është duke u luftuar për pronësinë e kitarës që prej kur u ndanë në mars të vitit të kaluar.

Për këtë ka reaguar Frances, duke kërkuar që “thesari” i familjes t’i kthehet në shtëpi. /Insajderi.com