‘Lufta e padukshme’ në Turqi

‘Lufta e padukshme’ në Turqi

Autoritetet në qytetin turk Cizre lajmëruan një familje se vajza e tyre ishte vrarë dhe kur të afërmit e saj shkuan të merrnin trupin, ju dhanë vetëm tre copa të vogla mishi të djegura dhe asnjë informacion se si ajo vdiq.

Kjo ngjarje nga shkurti i vitit 2016 është mes shumë të tjerave që janë pjesë e raportit të OKB për operacionet e qeverisë turke në juglindjen e vendit, e banuar kryesisht nga kurdët.

Hetuesit e OKB zbuluan se mbi 2 000 persona u vranë në 18 muaj luftime dhe akuzuan forcat turke për shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Vrasjet, zhdukjet dhe torturat që janë dokumentuar në raport ndodhën gjatë përshkallëzimit të dhunës pasi dështoi armëpushimi mes Turqisë dhe Partisë së punëtorëve të kurdistanit në korrik 2015.

Në rastin e viktimës femër në Cizre, emri i të cilës nuk është publikuar, hetuesit thanë se kur motra e saj kërkoi dënimin e përgjegjësve, ajo u padit për terrorizëm. Veç mijëra viktimave dhe të burgosurve, OKB thotë se nga 350 000 deri në 500 000 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve nga korriku i 2015-s deri në dhjetor të 2016-s. Imazhet satelitore tregojnë qartë shkallën e shkatërrimit të zonave rezidenciale nga artileria e rëndë, njofton tch.

Por pavarësisht akuzave serioze, sipas shefit të OKB për të drejtat e njeriut Zeid Ra’ad al-Hussein, qeveria turke nuk ka kryer asnjë hetim të besueshëm. raporti i OKB u përpilua bazuar në informacione publike apo konfidenciale, imazhet satelitore dhe burime të tjera, pasi Turqia nuk i ka garantuar hetuesve në zonat ku ushtria e saj zhvillon operacione kundër kurdëve PKK.

Qeveria turke ka kundërshtuar vërtetësinë e raportit dhe gjithashtu nuk dha asnjë provë që të tregojë se PKK ka kryer sulme ët dhunshme ndaj forcave turke dhe individëve të tjerë.