“Lufta” e banorëve të Podujevës me gjarpërinj 2 metra të gjatë [VIDEO]

“Lufta” e banorëve të Podujevës me gjarpërinj 2 metra të gjatë [VIDEO]

Banorët e fshatit, Shajkoc të komunës së Podujevës janë duke u përballur tash e një kohë me gjarpërinj afër 2 metra të gjatë.

Ymer Ukelli banorë i këtij fshati ka treguar për Gazetën Insajderi, se në oborrin e tij ka mbytur dy gjarpinj në oborrin e shtëpisë së tij.

“Një gjarpër i cili tentonte të më sulmonte e kam mbyt në oborrin e shtëpisë, i cili kishte qenë në pullazin e shtëpisë dhe ishte gati për sulm”, ka rrëfyer Ukelli për Insajderin.

Mirëpo ai thotë se kjo nuk është hera e parë që ai dhe anëtarët e familjes së tij përballen me gjarpërinj. Ai ka treguar se javën e kaluar një gjarpër afër 1 metër ka tentuar ta sulmoj edhe babain e tij.

Së fundi banorët e shumë fshatrave të Kosovës e po ashtu edhe të kryeqytetit janë duke u përballur me gjarpërinj.

Në parkun nacional “Gërmia”, në Prishtinë janë raportuar për një numër të madh të gjarprinjëve për të cilët qytetarët po thonë se janë duke u ndjerë në rrezik. /Insajderi.com