Luan Krasniqi është boksieri që zbeh namin e madh të Wladimir Klitschkos [video]

Luan Krasniqi është boksieri që zbeh namin e madh të Wladimir Klitschkos [video]

Derisa sonte boksieri ukrainas Wladimir Klitschko është në qendër të vëmendjes në botën e sportit, për shkak të duelit më të madh të këtij viti që do ta zhvillojë ndaj britanikut Anthony Joshua, në të kaluarën Klitschko kishte pësuar humbje nga një shqiptar.

Ndër të paktat humbje që Wladimir Klitschko ka pësuar në karrierën e tij të boksit – atij amator dhe profesionist, – njërën nga humbjet ia kishte shkaktuar Luan Krasniqi.

Në vitin 1995, kur Krasniqi dhe Klitschko garonin në boksin amator të Gjermanisë, kishin zhvilluar një meç ndërmjet vete. Meçi mes tyre ishte zhvilluar në tre raunde dhe boksieri nga Juniku i Kosovës kishte arritur të triumfonte, pas vendimit unanim të gjyqtarëve, raporton Insajderi.

Klitschko, nga 68 lufta që ka zhvilluar në karrierën e tij profesioniste, ka humbur vetëm katër.

Krasniqi dhe Klitschko nuk u takuan asnjëherë në boksin profesionist, edhe pse një duel mes tyre ka mundur të ndodhte në vitin 2006, nëse paraprakisht Krasniqi do ta mposhte boksierin amerikan Lamon Brewster, i cili më pas u ndesh me Wladimir Klitschkon dhe e mposhti atë. /Insajderi.com