Luajti të njëjtat numra për 7 vjet – dje fitoi 2 milionë dollarë

Luajti të njëjtat numra për 7 vjet – dje fitoi 2 milionë dollarë

Kush thotë se fati i tyre nuk ndryshon kurrë? Epo, ata duhet të flasin me një amerikan , i cili fitoi të shtunën 2 milionë dollarë nga Loteria e Karolinës së Jugut falë një strategjie të pazakontë.

Për shtatë vjet, fituesi me fat, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, ka luajtur kombinimin njëjtë të shtatë numrave për 7 vjet. Një kombinim mes datëlindjes dhe përvjetorit të martesës së tij.

Të hënën në mëngjes ai zbuloi se kishte fituar 2 milionë dollarë në një biletë të blerë për dy dollarë.

“Nuk do të bëj asgjë të çmendur”, tha fituesi. “Kam ndërmend të blejë një shtëpi dhe të jetoj pa u brengosur për hipotekën”. /Insajderi.com