LSI thirrje të tërhiqen kandidatët për Kryeprokurorë të Përkohshëm

LSI thirrje të tërhiqen kandidatët për Kryeprokurorë të Përkohshëm

Luan Rama i ka bërë thirrje tre kandidatëve për kryeprokuror të përkohshëm që të tërhiqen nga gara dhe mos bëhen pjesë e lojës politikë pasi kostoja do të jetë e rëndë edhe për ata.

“Siç po e shihni brenda po zhvillohet një palaçollëk, në kundërshtim me ligjin dhe frymën e ndryshimeve të bëra në kushtetutë,. PS po përpiqet ta mbyllë vitin në mënyrën më të shëmtuar duke tentuar të kapë prokurorin e përgjithshëm”, ka thënë Luan Rama.

“Punonjësit e gardës hyjnë pa i thirrur askush, ata duhet të hyjnë vetëm kur i thërret drejtuesi i seancës”, ka shtuar ai.

“Meqë jemi në një krizë politike i ftoj publikisht tre kandidatët e zgjedhur nga PS që të tërhiqen dhe mos bëhen pjesë e lojës politike. sepse kostoja që po ndodh në parlament do të jetë e rëndë edhe për ata”, ka thënë tutje ai.

“Nëse kanë sadopak ndjenjë përgjegjësie të mos pranojnë të zgjidhen në kundërshtim me kushtetutën. Është momenti i tyre të dëshmojnë që dinë të ngrihen mbi palaçollëkun”, ka thënë ndër tjera Luan Rama./Oranews/