LSDM me kandidatë shqiptarë në komunat shqiptare

LSDM me kandidatë shqiptarë në komunat shqiptare

LSDM e Kryeministrit Zoran Zaev pritet të shpallë emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Këtë e ka bërë të ditur për Zhurnal, nënkryetari i kësaj partie Muhamet Zekiri. Ai thotë se LSDM është në fazën përfundimtare të vërtetimit të kandidaturave dhe se shumë shpejtë do t’i bëjnë publike para opinionit.

Zekiri potencoi se LSDM do të garoj në shumicën e komunave shqiptare, natyrisht me kandidat shqiptar, shkruan telegraf.

“Mendoj se do të ndodhë shumë shpejtë për disa ditë, jemi në fazën përfundimtare për vërtetimin e kandidaturave dhe së shpejti do t’i shpallim ato. Sa i përket komunave shqiptare, do të garojmë në pjesën më të madhe prej tyre, normalisht me kandidatë shqiptar”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i LSDM-së Muhamet Zekiri.

Komunat shqiptare që do t’i synon LSDM pritet të jenë Haraçina, Çairi, Saraji, Studeniçani, Dollnen, Dibër dhe disa komuna tjera.