Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low e ka lavdëruar rëndësinë e mesfushorit Toni Kroos për kombëtaren e tij.

Low: Ky është futbollisti kryesor i Gjermanisë sime

Low: Ky është futbollisti kryesor i Gjermanisë sime

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low e ka lavdëruar rëndësinë e mesfushorit Toni Kroos për kombëtaren e tij.

Gjermania do të përballet me Sllovakinë në fazën e ardhshme të Euro 2016, ndërsa Low ka vetëm fjalë të mira për anëtarin e Real Madrid-it.

”Kroos ka bërë paraqitje të nivelit të lartë deri më tani në Euro 2016, por edhe në vitet e fundit për Gjermaninë”.

”Ai gjithnjë luan mirë për ne. Gabimet e tij janë të rralla dhe ai e balancon ekipin tonë. Kjo është arsyeja se pse ai është deçiziv për ne”, u shpreh Low.

Gjermania është kampione në fuqi e botës, dhe tani synon edhe “pushtimin” e Evropës. /Insajderi.com