Lot gëzimi pas vazhdimit të kontratës me Atleticon

Lot gëzimi pas vazhdimit të kontratës me Atleticon

Dashurinë që ka për klubin madrilen, e tregojnë më së miri lotët që derdhi pas rinovimit të kontratës.

Mesfushori spanjoll, Koke, ditë më parë vazhdoi kontratën me Atletico Madridin deri në vitin 2024.

[arve url=”//players.brightcove.net/55814260001/rkDAq3Wf_default/index.html?videoId=5446917900001″ /]

25 vjeçari u shpreh tejet i lumtur me rinovimin e kontratës dhe pavarësisht ofertave të shumta, sidomos nga Barcelona, nuk dëshiron të largohet edhe për një kohë të gjatë.

Rinovimin me klubin e zemrës, Koke e festoi me lot gëzimi, shkruan Express.

“Atletico Madrid është klubi i zemrës time dhe jam i nderuar që do të jem pjesë e të ardhmes së kësaj skuadre”, tha Koke i cili falënderoi klubin e familjen e tij mes lotëve, duke treguar kështu dashurinë që ka për këtë klub.