‘Lost in your light’ e Duas arrin 1 milion klikime

‘Lost in your light’ e Duas arrin 1 milion klikime

Kënga më e re, bashkëpunim me Miguel, e Dua Lipës ka arritur të mbledhë plotë 1 milionë klikime për vetëm tri ditë.

Për këtë gjë përmes rrjetit social instagram ka njoftuar vetë këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, e cila është shprehur tejet e lumtur dhe falënderuese ndaj fansave të saj.

Kënga ‘Lost in your light’, nga Dua Lipa dhe Miguel, një ditë më parë ishte listuar edhe si njëra ndër këngët më të dëgjuara.