Lorik Cana tregon se a do të bëhet president i FSHF-së

Lorik Cana tregon se a do të bëhet president i FSHF-së

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Pyetjes se ç’ka ndërmend të bëhet tani që u largua nga sporti, ndërkohë që ish-traineri i kombëtares u përgjigj se në të ardhmen ndoshta mund të bëhet trainer ose President i FSHF-së.

“A ke ndërmend të bëhesh trainer i kombëtares apo do bëhesh ai që zëvëndëson Armand Dukën? A ia ke vënë syrin ndonjërit nga këto pozicione?”, pyeti Mamaqi.

“Sinqerisht jo, por a mund të bëhem? Pse jo”, tha Cana.

Gjatë emisionit ish- kapiteni komentoi edhe ndeshjen e bujshme Shqipëri-Serbi.

I pyetur se përse e goditi serbin, Cana tha me humor se i kishte vjedhur dhëmbët e arit.

“Njerëzit e kanë keqkuptuar, unë nuk desha t’i gjuaj, desha t’i mar dhëmbët e arit se mi kishte vjedhur. Asnjëri nga ne nuk e mendonte se do të ndodhte diçka pasi masat që ishin marrë na linin të kuptonim se po vinte një njeri i lartë shteti”, tha Cana.

Mamaqi: A pate një moment që mendove se mos bëra gabim që i gjuajta?

Cana: Jo nuk besoj, sepse të tregoj sinqerisht se asnjëri nga ne nuk e mendonim asnjëherë , masat e sigurisë ishin të jashtëzakonshme se mund të ndodhte, pastaj ishte një skenë joreale, kur pamë dhunë brenda fushës, të gjithë ne kemi reaguar në mënyrë spontane, dhe nëse për gjëra që i bën në mënyrë spontane, njeriu për gjërat që i bën në mënyrë spontane nuk bëhet pishman.