Lopa e cila refuzon të vritet – Iku nga thertorja

Të gjithë flasin për arratisjen spektakolare të një lope nga thertorja: “Ajo ka merituar që pjesën e mbetur të jetës ta jetojë e qetë!”

Lopa e cila refuzon të vritet – Iku nga thertorja

Pasi çuditërisht është arratisur nga thertorja në Poloni, një lopë ka notuar për në ishullin e afërm ku edhe u vendosë dhe po i sulmon të gjithë ata që provojnë t’i afrohen, shkruan Independent.

Lopa është në arrati prej muajit të kaluar, pasi nuk deshi të hipë në kamion i cili ishte dashur ta transportojë në vdekje të sigurt. E depërtoi rrethojën metalike dhe u arratisë, më pas kërceu në liqenin e afërt dhe notoi deri në ishull.

Pronari i lopës, i njohur vetëm si zotëri Lukasz, tentoi ta kthejë lopën në fermë, por gjatë tentimit ta kapin, lopa e lëndoi seriozisht njërin nga punëtorët të cilit ia theu dorën.

“Derisa notonte për në ishull në mes të liqenit, në një moment madje edhe u zhytë”, tregoi më vonë Lukasz.

Për ndihmë u thirr edhe veterinari i cili duhej ta vënte në gjumë kafshën, por lopa përsëri kishte fat. Veterinari lajmëroi se ka mbetur pa substanca për vënie në gjumë, ndërsa porosia tjetër vinte tek pas disa ditësh.

Pas një jave tentimi ta kthen lopën, Lukasz hoqi dorë dhe vendosi ta lë atje për një kohë derisa nuk e bën planin se si ta kap. Me ndihmën e zjarrfikësve lokal deshi t’i dërgojë ushqim që në ndërkohë të mos ngordh nga uria. Por kur anija e zjarrfikësve u afrua ishullit, lopa notoi nja pesëdhjetë metra për në gadishull. Komandanti i zjarrfikësve Pawel Gotowski ka thënë se lopa ishte e frikësuar, por dukej e shëndosh.

Por kur Lukasz vendosi ta vras lopën dhe ta përfundojë tërë tregimin, u paraqit kryebashkiaku i qytetit Nysa, Pawel Kukiz, i cili u angazhua që të lejohet të jetojë lopa.

Ky politikan dhe ish këngëtar e nisi një aksion në Facebook dhe publikoi se është i gatshëm t’i paguaj fermerit në mënyrë që t’i mundësojë “lopës heroike” të shpëtojë përgjithmonë.

“Lopa trimërisht u arratis dhe u vendos në ishullin në mes të liqenit ku edhe sot gjendet. Ajo iu kundërvu trimërisht edhe ndaj zjarrfikësve të cilët dëshironin ta transportonin mbrapa. Unë nuk jam vegjetarian, por mendoj se një lopë e tillë meriton të jetojë. Do të bëjë gjithë çfarë mundem ta transportojë në një vend të sigurt ku do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës e qetë”, ka shkruar Kukiz në Facebook./Insajderi.com.