Londinezët shkelin Qarabagun e Agollit

Londinezët shkelin Qarabagun e Agollit

Chelsea e kishte më të lehtë se ç’e kishte parashikuar udhëtimin për në Azerbajxhanin e largët. Të besuarit e Antonio Conte-s kanë bërë detyrën e tyre më së miri, të ndihmuar paska edhe nga arbitri i ndeshjes, dhe kanë triumfuar në fushën e vështirë të Qarabag me rezultatin e thellë 4-0.

Me këtë fitore Blutë e Londrës janë ngjitur në vendin e parë të renditjes së Grupit C dhe tani do të presin ndeshjen e mbrëmjes midis Atletico Madrid dhe Roma-s, dhe në rast se vendasit fitojnë apo barazojnë, atëherë Chelsea do të mbetet kryesues i grupit.

Ndeshja filloi menjëherë me një penallti në favor të Bluve dhe arbitri e ka shoqëruar me një karton të kuq ndërhyrjen e mbrojtësit vendas Sadygov pasi Willian ishte lojtari i fundit. Një vendim i ashpër, dhe për një moment i duk sikur lojtarët e Qarabag lanë ndeshjen, vetëm për t’u rikthyer pak çaste më vonë pasi u konsultuan me trajnerin e tyre, shkruan Telesport.

Hazard shënon dhe që nga ai moment gjithçka u bë më e lehtë për anglezët, të cilët gjetën rrjetën edhe tre herë të tjera me Willian (dy gola) dhe Fabregas. Conte mund të rrijë i qetë, kualifikimi është siguruar, por vendi i parë akoma jo, mbase Atletico i bën një dhuratë londinezëve në ndeshjen që fillon pas një ore.