Lokalizohet zjarri në qendrën tregtare, lëndohet një zjarrfikës

Lokalizohet zjarri në qendrën tregtare, lëndohet një zjarrfikës

Gjatë lokalizimit të zjarrit në qendrën tregtare VIVA Fresh Store në Shtime, është lënduar një zjarrfikës.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

“Zjarri që është shkaktuar sot në “Viva Fresh Stori”, në Shtime është lokalizuar. Nuk raportohet për viktima. Mirëpo, njëri nga punëtorët e zjarrfikësve ka pësuar lëndime në këmbë”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Basri Shabani.

Ai ka treguar se ende nuk dihet pse është shkaktuar zjarri. Shabani ka thënë se policia është ende në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë hetimet në lidhje me rastin./Insajderi.com