Lojtari i shpresave të Shqipërisë dëshiron të luaj për Kosovën

08.09.2016 21:06
Lojtari i shpresave të Shqipërisë dëshiron të luaj për Kosovën

Mërgim Vojvoda është futbollisti i radhës që i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare për të zgjedhur Kosovën. Mbrojtësi i djathtë i Shpresave, ka treguar dëshirën për të ndryshuar kombëtare nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Nuk është e qartë nëse lojtarit i është bërë direkt ftesë nga Kosova apo nëse ai thjesht ka vendosur personalisht që të marrë këtë vendim në pritje të ftesës.

Por futbollisti ka qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtares shqiptare Shpresa gjatë edicionit të fundit, duke veshur 11 herë fanellën kuqezi.

Gjatë ndeshjeve të fundit të përfaqësueses së drejtuar nga Redi Jupi, ai ishte lënë në stolin e rezervave nga trajneri, ndërsa në takimin e javës së kaluar në Athinë ndaj Greqisë, përfundoi në tribunë.

vojvoda