Lojtari i Manchester United, Paul Pogba, ka postuar disa foto në rrjetin e tij social Instagram, në Mekë.
Pogba i cili është mysliman për nga përkatësia fetare, udhëtoi për në Arabinë Saudite për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Vetëm pak ditë më parë, Pogba po e festonte golin e tij në finalen e Eruopa League, që i ndihmoi skuadrës së tij, që ta rrëmbejë atë trofe.