Kapiteni i Islandës: Duhet të friksohemi se Kosova ka lojtarë të shkëlqyer

23.03.2017 11:49
Kapiteni i Islandës: Duhet të friksohemi se Kosova ka lojtarë të shkëlqyer

Kapiteni i Islandës, Aron Einar Malmquist Gunnarsson e ka lavdëruar kundërshtarin e nesërm, Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën thotë se ka lojtarë të jashtëzakonshëm.

Ai këshillon bashkëlojtarët të kenë kujdes nga kosovarët, për të cilët thotë se janë mjaft të talentuar, por njëkohësisht edhe të rrezikshëm.

“Ata janë në proces e sipër të ndërtimit të ekipit, po luajnë mjaft mirë. Kosova po bën punë të mirë, kemi parë aftësi mjaft të mira të lojtarëve. Duhet të kemi kujdes në fushë nesër”, deklaroi fillimisht futbollisti islandez në konferencë për shtyp.

“Nuk mund të them se i njoh aq shumë lojtarët e Kosovës, por ditëve të fundit i kam shikuar, i kam parë lojtarët. Më duhet ta them se ka shumë lojtarë të talentuar që luajnë në liga të ndryshme të Evropës”, nënvizoi ai.

“Do të jetë një lojë e vështirë, sepse Kosova ka lojtarë të jashtëzakonshëm individualë, një ekip që është duke u ndërtuar, duhet ta respektojmë këtë. Sa herë që luan ndaj një ekipi kombëtar, janë ndeshje të vështira”, përfundoi ai.

.