“Lojtarët që do ta fitojnë Topin e Artë kur të pensionohemi unë e Ronaldo”

25.11.2017 10:06
“Lojtarët që do ta fitojnë Topin e Artë kur të pensionohemi unë e Ronaldo”

Mbappe e Neymar, janë dy futbollistët më premtues në botën e futbollit që pritet të fitojnë “Topin e Artë” në të ardhmen, diçka të tillë e mendon edhe Messi.

Lionel Messi ka folur për shumë gjëra në një intervistë të gjatë për Marca, pas pranimit të Këpucës së Artë (të premten), e katërta në karrierë aq sa ka edhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi u ndal edhe te “Topi i Artë” ku në nëntë vitet e fundit ka shkuar vetëm për dyshen, Messi – Ronaldo.

Ai beson se kur ata të mos jenë më në skenë, ky çmim do të shkojë për lojtarë si Suarez, Mbappe e Neymar.

“Sot për sot ka shumë lojtarë të mirë që mund të rrëmbejnë Topin e Artë. Në vitet e fundit, kemi dominuar ne dy (Ronaldo), por tani ka lojtarë si Neymar, Mbappé apo edhe Suárez që mund ta rrëmbejnë këtë çmim”, deklaroi Messi.

Në fillim të dhjetorit Messi dhe Ronaldo do të luftojnë sërish për “Topin e Artë”, ku favorit është portugezi, me ç’rast mund ta barazojë argjentinasin me pesë çmime.