Loja zyrtare e Formula 1 2017 debuton këtë muaj

Loja zyrtare e Formula 1 2017 debuton këtë muaj

Video loja zyrtare e Kampionatit Botëror të Formula 2017 është pranë, dhe nga data 25 Gusht lojtarët do të mund të provojnë eksperiencën më të fundit të garave virtuale me makina.

Loja sjell disa inovacione të reja dhe do të jetë e disponueshme në PlayStation 4, Xbox One dhe Windows PC. Në mesin e këtyre inovacioneve janë një modalitet i ri karriere, makina klasike, plane alternative pistash dhe modalitete të reja garimi.

Këtë vit lojtarët do të kenë më shumë opsione se kurrë më parë kur fillojnë një karrierë. Ata mund të krijojnë avatarin e tyre, të zgjedhin një pilote femër, të përshtatin pamjet e helmetave e shumë të tjera.

Adhuruesit e lojës do të kenë mundësi të garojnë me disa prej makinave më ikonike në historinë e Formula 1 si Williams 1992 FW14B, Red Bull RB6 dhe 12 opsione të tjera.

Përveç 20 pistave zyrtare të F1 2017, loja do të ketë edhe katër pista të shkurtuara: Britania, Bahraini, SHBA dhe Japonia.

Së fundit përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan të garojnë makinat moderne ose klasike gjatë një sesioni online.