Pas paralajmërimeve të lëshuara nga mësuesit dhe prindërit rreth lojës që mund të dëmtonte arsimin e fëmijëve të tyre, gazetari i sportit Andy Robertson dhe specialistja e sje" />

Loja që ka nxitur debat në Britani të Madhe

Loja që ka nxitur debat në Britani të Madhe

Pas paralajmërimeve të lëshuara nga mësuesit dhe prindërit rreth lojës që mund të dëmtonte arsimin e fëmijëve të tyre, gazetari i sportit Andy Robertson dhe specialistja e sjelljes Lorrine Marer debatuan në emisionin Good Morning Britain nëse loja Fortnite duhet të ndalohet.

Duke folur në emisionin e Piers Morgan dhe Susanna Reid, Marer shfaqi shqetësim lidhur me blerjet në këtë lojë, të cilat shpesh lidhen me llogaritë bankare të prindërve.

Ajo gjithashtu deklaroi se kjo është një çështje e prindërve të Britanisë së Madhe, duke thënë se shumë prindër kanë frikë t’u thonë fëmijëve të tyre se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo.

“Mësuesit e thjeshtë janë duke thënë, fajtorë janë prindërit”, tha ajo.

Piers është pajtuar me Marer, duke thënë se faji është i prindërve, sepse ata duhet të ua kufizojnë fëmijëve kohën për të luajtur, dhe duhet vënë kufij.

“Edhe njëherë, ky vend është tepër i përshtatshëm për t’i lënë fajin dikujt tjetër. Kjo është një çështje prindërore. Nëse keni fëmijë që janë të varur nga këto lojëra, hiqeni atë lojë nga fëmijët. Kufizojeni atë në 30 minuta në ditë. Vendosni kufij dhe mbani ato”, shtoi Piers.

Ai ka thënë se loja nuk është fajtori kryesor, por është keqpërdorimi i kohës së kaluar në të, dhe mos kontrollimi i fëmijëve nga ana e prindërve.

“Unë nuk mendoj se loja Fortnite është krimineli këtu. Unë mendoj se është keqpërdorimi i kohës së kaluar në të duke u inkurajuar nga prindërit e dobët. Shikoni fëmijë, nëse prindërit tuaj janë shumë të dobët për t’ju thënë, merrni këtë këshillë nga unë. Largohuni nga ekranet e ndyra “, tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se është e pakuptimtë nëse fëmijëve u ndalohet kjo lojë. Sipas tij, prindërit duhet të debatojnë me fëmijët  për të kuptuar se cilat lojëra  duhet t’u ofrohen fëmijëve për argëtim.

Varësi nga loja Fortnite janë shfaqur në javët e fundit në Britani të Madhe, një vajzë, 9 vjeç, kishte luajtur aq gjatë sa notat e saj ishin ulur, dhe prindërit e kishin gjetur në një pellg të urinës së saj. Gjithashtu një nënë ka thënë se dëshiron që djali i saj të diagnostikohet si një lojtar i varur i kësaj loje.