Loja e dyfishtë e kryeministrit me vuajtjet dhe fyerjet e kushëririt të tij

Loja e dyfishtë e kryeministrit me vuajtjet dhe fyerjet e kushëririt të tij

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj po i del punë edhe me kushëririn e tij Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, i cili kohëve të fundit është aktivizuar goxha shumë në nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Haradinaj e quan ambasadorin Delawie “palaço”

Deklarimi i tij i fundit për ambasadorin amerikan Greg Delawie, duke e quajtur “palaço” pasi ai kritikoi dhe kërcënoi me pasoja të mëdha nismëtarët e shfuqizimit të Speciales, bëri të kryeministri të dalë kundër tij.

"Do të ketë pasoja specifike për nismëtarët e zhbërjes së Speciales

Një tjetër paralajmërim nga ambasadori amerikan, Greg Delawie për Gjykatën Speciale

Posted by Insajderi on Wednesday, 17 January 2018

“Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij e në Facebook.

Kryeministri komenton deklaratën e Haradinajt – “Delawie është palaço”

Por kur Nasim Haradinaj, para një muaji bëri një deklarim tjetër në RTV Dukagjini, duke thënë se “ani çka që janë vrarë të LDK-së”, kryeministri e kishte arsyetuar këtë deklaratë të tij duke thënë se kushëriri i tij është “rritur katër gisht në burg”, raporton Insajderi.

"Punë e madhe që janë vra të LDK-së"

"Punë e madhe që janë vra të LDK-së" – Deklarata e Haradinajt dhe gëzimi i moderatorit që dolën të gjithë gjallë nga debati

Posted by Insajderi on Thursday, 21 December 2017

“Nasimi është kushëri i imi, Nasimi 14 vjeç ka ra në burg, këtë nuk e din Kosova. Nasimi 4 gisht është rrit në burg duke e rreh ditë e natë”, kishte thënë kryeministri.

“Ai ka vuajt aq shumë, jam thellë i bindur se fare nuk mendon keq për LDK-në, se është shqiptar”, kishte shtuar kryeministri në Debat të RTK-së.

Kësisoj kryeministri teksa dënoi deklaratën e kushëririt të tij ndaj ambasadorit Delawie nuk i mori parasysh vuajtjen e Haradinajt në burg, por në rastin e LDK-së e përdori këtë përvojë të keqe të kushëririt për ta arsyetuar deklaratën e tij. /Insajderi.com