Lluka në Trepçë, konkursi për Bordin një hap tutje rifunksionalizimit të plotë

11.11.2017 13:16
Lluka në Trepçë, konkursi për Bordin një hap tutje rifunksionalizimit të plotë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar Trepçën ku është takuar me ekzekutivin dhe sindikatën e kësaj ndërmarrje.

Lluka përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se Qeveria, në bazë të ligjit mbi Trepçën të sponsoruar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ka bërë shpalljen e pozitave për Drejtorët e Bordit Mbikëqyrës, që është hapi i parë konkret drejt aktivizimit të këtij gjiganti ekonomik.

Në këtë Bord, nga 9 pozita të hapura, 2 do të përfaqësohen nga punëtorët e “Trepçës”.

Sipas Llukës, nisja e procesit për zgjedhjen e Bordit të Trepçës, do t’i paraprijë hapave të tjerë konkretë që ka paraparë ky dikaster qeveritar siç janë hartimi i Statutit dhe regjistrimi i ndërmarrjes si Trepça SHA.