Llapi mbetet lider me fitoren ndaj Vëllaznimit

Llapi mbetet lider me fitoren ndaj Vëllaznimit

Llapi ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 3 me 0 për të mbetur lider i Superligës në futboll.

Tre golat për Llapin i realizuan Mentor Zhdrella nga penaltia në minutën e fundit të pjesës së parë, Florim Berbatovci në minutën e 50 dhe 90.

Me këtë fitore Llapi tubon 33 pikë në pozitën e parë, pesë më shumë se Prishtina që nesër përballet me Gjilanin.