Lladrovci suspendon me pagesë për tre muaj zyrtarin komunal

Lladrovci suspendon me pagesë për tre muaj zyrtarin komunal

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se ka suspenduar puna, Udhëheqësin e Personelit në këtë komunë, Gëzim Shishani. Në komunikatë thuhet se pezullimi është bërë për tre muaj me pagesë, për shkak se Shishani dyshohej se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare duke marrë pagë me koeficient 11.3.

“Udhëheqësi i Personelit ne Komunën e Drenasit z. Gëzim Shishani që nga data 11.08.2017, është pezulluar nga puna me pagesë për tre muaj nga kryetari i Komunës z. Ramiz Lladrovci. Z. Shishani është pezulluar nga puna, pas një Raporti mbi  Auditmin e kryetar me kërkesë të veçantë me temën; “Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës” të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017”.

“Shishani nga nëntori i vitit 2008, supozohet se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, duke marr pagë me koeficientin 11.3 që ishte ne kundërshtim me të gjitha normat ligjore”, thuhet në njoftim

Sipas kësaj komunikate Shishanit i ishte rekomanduar nga ish-kryetari i kësaj komune, Nexhat Demaku për zbritjen e pagës në koeficientin 9.5.

“Po ashtu z. Shishani nuk kishte zbatuar vendimin e ish-kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, i vitit 2015 i rekomanduar nga Auditori i Jashtëm për zbritjen e koeficientit ne 9.5. Paraqitja e ankimimit nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit siç ka pretenduar z. Shishani, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një hetim të veçantë”.

“Të gjitha lajmet tjera të publikuara në mediat elektronike rreth rastit Shishani, pos asaj të lartcekur, janë spekulime dhe të pavërteta. Lajmi nga Komuna e Drenasit nuk është bërë publike, pasi qe ndaj z. Gëzim Shishanit do t’i nënshtrohet një hetimi të veçantë lidhur me raportin e Auditorit dhe shkeljeve të tjera të supozuara”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com