Lladrovci rifunksionalizon dy biblioteka të komunës së Drenasit

15.11.2017 15:41
Lladrovci rifunksionalizon dy biblioteka të komunës së Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Flutura Avdiu, vizituan disa biblioteka të komunës së Drenasit, atë në Tërstenik, Komoran dhe Arllat, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Lladrovci theksoi se komunës së Drenasit iu shtua edhe një bibliotekë të cilën e ka bërë funksionale para disa ditëve, bibliotekën në Komoran.

“Librin dhe kulturën e leximit do ta ofrojmë te nxënësit dhe qytetarët jo vetëm me libra dhe aftësimin e bibliotekave por edhe duke ndërtuar biblioteka tjera të reja”, ka theksuar Lladrovci, transmeton Koha.net.

Po ashtu, edhe biblioteka e Tërstenikut e cila ka qenë jo funksionale për një kohë, tashmë është bërë funksionale dhe qytetarët mund të pajisen me libra të ndryshme dhe mund të lexojnë në hapësirën e paraparë për lexim.