Lladrovci: Punoj deri në orën 4 të mëngjesit

Lladrovci: Punoj deri në orën 4 të mëngjesit

Kryetari i Komunës së Drenasit ka proklamuar vetën si punëtor i madh në 100 ditëshin e tij në krye të komunës së vogël në Drenicë.

Duke treguar për një detaj të punës së tij që lidhet me procesin e raportimit të punëtorëve të drejtorive në departamente të ndryshme, Lladrovci ka treguar se u ka kërkuar të gjithëve që ta fusin edhe atë në listën e personave kur raportojnë.

“Ata raportojnë cdo ditë dhe unë komentoj dhe kthej përgjigje shpeshherë edhe në orën 4 të mëngjesit”, ka thënë Lladrovci në emisionin “Rubikon”.

Ai e ka arsyetuar këtë me premtimin që ka dhënë se do të punoj për Drenasin si asnjë kryetar tjetër.

Kur është pyetur nëse po flen pak duke punuar ai ka pohuar duke thënë se kjo nuk ka fare rëndësi.

“Po është e vërtetë që fle pak por kam premtuar se do të punoj dhe nuk ka lidhje”, ka thënë ai.