Lladrovci pezullon 4 zyrtarë të komunës që kanë akuza

Lladrovci pezullon 4 zyrtarë të komunës që kanë akuza

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka marrë vendim për pezullimin e katër zyrtarëve komuna pasi ndaj tyre është ngritur aktakuzë.

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media ka njoftuar se këtë veprim, Lladrovci e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës.

“Kryetari Lladrovci e ka bërë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës… me 50 për qind të pagës dhe rekomandimeve të Agjencionit Kundër Korrupsionit, deri sa të përfundon aktakuza ndaj zyrtarëve”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se këto veprime kërkohen (sipas Ligjit) edhe për të qenë pjesëmarrës në garën për mjedis të pastër dhe projekte të tjera që janë në interes të përgjithshëm për komunën e Drenasit.