Lladrovci pas 70 ditëve qeverisje përmbush vetëm një premtim

14.03.2017 22:38
Lladrovci pas 70 ditëve qeverisje përmbush vetëm një premtim

Fillimi i qeverisjes me Komunën e Drenasit nuk ka shkuar ashtu siç e kishte kryetarit të ri të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Lladorvci sot i ka bërë 70 ditë që kur ka ardhur në krye të kësaj komune, ndërsa përgjatë kësaj prridhe aj ka arritur të finalizoj vetëm një nga të gjitha premtimet e dhëna.

Lladrovci kishte dhënë premtime të mëdha, në fushatën zgjedhore, investime në të gjitha fshatrat, ndryshme në qeverisje, sidomos në arsim dhe në shëndetësi ishin vetëm disa nga premtimet që Lladrovci i’u ka bërë qytetarëve të Komunës se Drenasit.

Që në fillim të mandatit Lladrovci kishte pezulluar nga puna pesë drejtorë dhe zyrtarë komunalë ndaj të cilëve kishte të ngritur aktakuza për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, në mesin e të cilëve edhe drejtoreshën e Shërbimeve Publike, Hyrie Xhamjlaj – Thaçi, motër e ish-kundër kandidatit të tij nga “Nisma”, Isa Xhemajlaj.

Por Lladrovci nga të gjitha premtimet e dhënë sipas instituti për Studime të Avancuara GAP, ka arritur të përfundoj vetëm 1 premtim me sukses, ndërsa 3 të tjera vetëm i ka filluar, përderisa 16 premtime të tjera të Lladrovcit as nuk kanë filluar fare.

Për punën e dobët të Lladrovcit janë ankuar edhe opozita në Komunën e Drenasit. Lladorvci kishte fituar në balotazh me 18 dhjetor të vitit të kaluar kundër kandidatit nga Nisma për Kosovën Isa Xhemajlaj./Insajderi.com