Lladrovci ia kërkon publikisht dorëheqjen – kërkesa ekzekutohet menjëherë

Lladrovci ia kërkon publikisht dorëheqjen – kërkesa ekzekutohet menjëherë

Kryetari i Klutbit të Futbollit Ferronikeli, Ekrem Elshani ka dhënë sot dorëheqje pas kërkesës publike nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Elshani e ka konfirmuar sot dorëheqjen, siç ka thënë ai, të parevokueshme nga pozita e kryetarit të klubit, raporton Insajderi. Ai ka thënë se edhe pse nuk e kishte në plan që të jepte dorëheqje, ishte kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ai i cili i kërkoi që të largohej nga klubi.

Siç tregon Elshani, kryetari i komunës ka kërkuar nga ai që t’i lirojë rrugë dikujt tjetër që ta marrë në drejtim klubin e futbollit Ferronikeli.

“Sot me daten 11/12/2017 gjatë ceremonisë së shpalljes së sportistit të vitit nga Komuna e Drenasit isha musafir në këtë ceremoni dhe gjatë fjalimit kryetari Ramiz Lladrovci kërkoj publikisht nga unë që të dha dorëheqje dhe t’i lirojë rrugë dikujt tjetër që ta qoj klubin perpara”, është shprehur Elshani.

Dorëheqje :�Të nderuar bashkëpuntorë, anëtarë të bordit, tifoz të klubit- tigrat e zi, qytetarë të Drenasit.�Unë Ekrem…

Posted by Ekrem Elshani on Monday, 11 December 2017

“Mua nuk më mbetet tjetër vetëm të respektoj këtë kërkesë publike të kryetarit të Komunës z. Ramiz Lladrovci”, deklaroi ai.

Elshani, përveç se mbante pozitën e kryetarit të “Ferronikeli”, ishte edhe njëri nga donatorët kryesor në klub. Ai e udhëhoqi Ferronikelin drejt fitimit të titullit kampion dy vite më parë. /Insajderi.com