Lladrovci emëron 11 drejtor të shkollave si ushtrues detyre

Lladrovci emëron 11 drejtor të shkollave si ushtrues detyre

Ne prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ne bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë emëruar 11 ushtrues detyre që ishin të sistemuar në procesin edukativo-arsimor për drejtor të shkollave.

Sipas njoftimit nga komuna e Drenasit ky vendim është marrë,  pasi që drejtorëve të mëhershëm u skadon kontrata në fund të këtij muaji.

“Ushtruesit e Detyrës, janë përzgjedhur përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ne zgjedhjen e drejtorëve përmes konkursit”, thuhet në komunikatën e komunës.

“Emërimi i ushtruesve të detyrave deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ka ardhur për arsye që shkollat të mos mbesin pa menaxhim në prag të fillimit të vitit të ri shkollor. Ish-drejtorët e shkollave, disa prej tyre janë kthyer në vendet e tyre të mëhershme të punës dhe të tjerët do të sistemohen ne lendet ku kanë përgatitjen e tyre profesionale ose si koordinator cilësie”, thuhet më tej në njoftim