sipas biografisë zyrtare në Kuvend, tash ambasadori i Kos" />

Lladrovci del nga petku i diplomatit: Nëse me kërcënon dikush, e merr përgjigjen e duhur

Raportimin se ishte përplasur me një agjent të AKI-së, që e konsideroi të rremë dhe të porositur, megjithatë ia ka nxjerrë në pah gatishmërinë e diplomatit ish-gjeneral lufte, Ramiz Lladrovci, që të tregoj muskujt nëse dikush i kundërvihet

Lladrovci del nga petku i diplomatit: Nëse me kërcënon dikush, e merr përgjigjen e duhur

Ish- drejtuesi i Zyrës ndërlidhëse të UÇK-së, në Tiranë (1998-1999) sipas biografisë zyrtare në Kuvend, tash ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci është përfolur se ka pasur një përplasje m nnjë agjent të Intelegjencës kosovare në Tiranë, por në një reagim të tij, ka mohuar incidentin duke treguar muskujt dhe fuqinë e tij,

Pasi ka kërkuar sqarim edhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme  Valdet Hoxha i cili sipas Lladrovcit ka qenë i pranishëm në lokalin ku sipas raportimeve të “Blic” janë përleshur Lladrovci me një zyrtar të AKI-së, Lladrovci në reagimin e tij e ka cilësuar ngjarjen si një “një takim i rastësishëm”.

“…gjatë të cilit inspektori i përgjithshëm i AKI-së nuk ka marrë nëpër gojë e nuk ka kërcënuar askënd, dhe as nuk guxon ta bëjë këtë”, thuhet në regimin e Lladrovcit në Facebook.

Por diplomati i Kosovës në Tiranë, nuk është ndalur me kaq duke shtruar edhe një hipotezë: cka nëse dikush do ta kishte sulmuar.

“Jo vetëm që nuk e lejon kush, por, edhe nëse do të kishte tentuar, do të kishte pasur përgjigjen e duhur”, ka shkruar Lladrovci, duke mos lënë të kuptohet se cila do të ishte “përgjigja e duhur”.

Në vend të kësaj është marrë me atë se kush e ka porositur publikimin e një lajmi të tillë.

Ka akuzuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Ndaj, vlerësoj se ky shkrim duket i porositur, i dalë mbase nga zyrtarë të caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nëse dikush dëshiron të qerojë hesapet me zotin Sopjani, apo për motive të tjera kërkon të përdor dhe keqpërdor një takim rasti, duke përdorur gënjeshtra të ulta, të sajuar qëllimisht për të denigruar, si Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ashtu edhe pjesë të shërbimit diplomatik të vendit tonë, është çështje tjetër dhe mbetet në etiken e gazetave në fjalë. Mirëpo, gazetat e lartpërmendura, para se të botonin një shkrim të tillë, është dashur ta verifikojnë besueshmërinë e këtij informacioni, aq më tepër kur përmendin emra./Insajderi.com