Liverpooli “shkatërron” Arsenalin e Xhakës

Liverpooli “shkatërron” Arsenalin e Xhakës

Liverpooli e ka turpëruar Arsenalin, duke e mposhtur 4:0 në “Anfield”.

Liverpooli ka dhuruar spektakël në “Anfield”, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat të thellë 4:0.

Roberto Firmino (17’), Sadio Mane (40’), Mohamed Salah (57’) dhe Daniel Sturridge (78’) shënuan për fitoren mbresëlënëse të Liverpoolit, që ia shkaktoi Arsenalit humbjen e dytë me radhë.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka grumbulluar shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e dytë.

Ndërsa Arsenali renditet në pozitën e 16-të pas tri xhirove me vetëm tri pikë të grumbulluara.