Liverpooli ka harxhuar dy herë më shumë se United në afat kalimtar – shifrat zyrtare

Liverpooli ka harxhuar dy herë më shumë se United në afat kalimtar – shifrat zyrtare

Një hulumtim i publikuar në mediat angleze ka mbledhur dhe analizuar shpenzime e të gjitha klubeve të Premier Ligës në afatin kalimtar që në Angli u mbyll dje.

Sipas shifrave të publikuara, finalisti i Ligës së Kampionëve Liverpooli është klubi që ka shpenzuar më së shumti, madje bën përshtypje shifra e shpenzimeve që është më shumë se dyfishi i shpenzimeve që ka bërë Manchester United para fillimit të këtij sezoni.

Po ashtu e befasishme është e dhënë që Fulhami është klubi i tretë për nga shpenzimet në këtë afat kalimtar, kurse shqetësuese po ashtu janë shifrat e Newcastle United, anëtarit standard dhe shumë simpatik të Premier Ligës, me një bazë fanatike të tifozerisë.

Ekipi që udhëhiqet nga Rafa Benitez ka blerë lojtarë në vlerë 17 milionë Funta, por ka inkasuar nga shitjet dhe provizionet 45 milionë të tjera, duke paralajmëruar sezon pa ambicie më të mëdha sesa mbetja në elitë.

Shifrat e plota të shpenzimeve të secili ekip mund ti shihni këtu.