Liverpooli është lideri i ri i Premier Ligës [video]

Liverpooli ka shkatërruar Watfordin në xhiron e 11-të në Premierligë, duke e mposhtur me rezultat 6:1 – për ta rrëmbyer pozitën e parë

Liverpooli është lideri i ri i Premier Ligës [video]

Liverpooli i Jurgen Klopp duket se e ka seriozisht për titull. “Të Kuqtë” kanë shfrytëzuar gabimin e Manchester Cityt e Arsenalit, për t’i rrëmbyer tre pikë në xhiron e 11’të të Premierligës.

Liverpooli mposhti në Anfield Watfordin me rezultat 5:1. Golat për ekipin e Klopp i shënuan, Sadio Mane (27’ dhe 60’), Philippe Coutinho (30’), Emre Can (43’), Firmino (57’) dhe Georginio Wijnaldum (90’).

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli ka rrëmbyer pozitën e parë në Premierligë me 26 pikë të grumbulluara, një më shumë se Chelsea e dy më shumë se City e Arsenal.

https://www.youtube.com/watch?v=mctlir5jLbI