Liverpool dështon përsëri në “Anfield”

Liverpool dështon përsëri në “Anfield”

Liverpool ka ngecur në “Anfield” përsëri, kësaj radhe kundër skuadrës modeste Burnley.

Liverpooli nuk ka arritur të këndellet. Pas humbjes 5:0 nga Manchester City, të besuarit e Jurgen Klopp kanë marrë vetëm një pikë, duke barazuar 1:1 me Burnley në “Anfield”.

Fillimisht Burnley kaloi në epërsi ndaj “Të Kuqve” në minutën e 26’të. Por, tre minuta më vonë, Salaha barazoi gjithçka, duke shënuar për 1:1.

Pavarësisht tentimeve në pjesën e dytë, rezultati mbeti ai i minutës së 29’të. Ky është barazimi i dytë i Liverpoolit në pesë ndeshje në Premierligë.

https://streamable.com/trdlf