Policia: Në protestë ishin 15 mijë veta

17.02.2016 13:53
Policia: Në protestë ishin 15 mijë veta

Policia e Kosovës ka dalë me të dhënat e saj mbi numrin e protestuesve në protestën e sotme të opozitës. Sipas Policinë së Kosovës, “në këtë protestë sipas vlerësimeve afërsisht kanë marr pjesë rreth 15 000 protestues”.

“Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Protesta është shpallur e mbyllur nga organizatorët dhe protestuesit janë shpërndare të qetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

***********************

(16:16) Përderisa shumica e protestuesve po vazhdojnë të shpërndahen të qetë një numër jo i vogël i tyre po vazhdojnë të qëndrojnë para grilave në hyrje të Qeverisë së Kosovës në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas gazetarëve të Insajderit tek Qeveria e Kosovës, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë tek Qeveria e Kosovës, ku disa persona kanë gjuajtur edhe shishe me ujë.

Prapa grilave forca të shumta të Policë kanë krijuar kordon për të mbrojtur Qeverinë e Kosovës nga ndonjë sulm i mundshëm.

***********************

(16:09) -Sipas një komunikate për media të dërguar nga tri partitë opozitare në protestën e sotme kanë marrë pjesë 100 mijë veta.

“Më shumë se 100 mijë qytetarë dolën sot në protestën….”, thuhet në njoftimin e tri partive opozitare.

Ky numër është i njëjti me atë të protestës së 9 janarit për të cilën Policia raportoi se morën pjesën rreth 8 mijë veta.

“Pjesmarrësit kanë ardhur prej të gjitha anët e Kosovës”, thuhet në komuniaktën e AAK-së, VV-së dhe NISMA-s.

***********************

(15:59)-Fiks në orën 15:54 opozita e ka shpallur të mbyllur protestën, kryetari i partisë Vetëvendosje ka përfunduar fjalimin e tij, duke e shpallur të mbyllur protestën e sotme.

“Ju ftojmë që të protestojmë me 27 shkurt”, tha Ymeri në fund të fjalimit, edhe pse fillimisht e ka gabuar datën duke thënë fillimisht se protesta do të mbahet me 27 janar.

Ndërsa pas Ymerit, një përfaqësues i opozitës ftoj protestuesit që të pengojnë me çdo kusht zgjedhjen e Hashim Thaçit president i Kosovës, duke e penguar seancën e Kuvendit të Kosovës.  

Në fjalimin e tij Ymeri tha se Qeveria duhet të shkoj sepse “Republika duhet të shpëtojë dhe sepse Republika do të shpëtojë dhe do të mbijetojë drejtësinë e sjell ai që e sjell edhe bukën në vend. Drejtësinë e sillni ju qytetarët e Kosovës”.

“Republika nuk është diçka për të cilën duhet të shtyhemi me bërryla, Republika nënkupton pavarësi. Drejtësinë e sjellim bashkë. Nga ky shesh ne ju dërgojmë mesazh të gjithëve që na dëgjojnë. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Serbia e do Kosovën të dobët dhe të pabashkuar. Le ta dijë kjo qeveri se durimit të qytetarëve u vije fundi, le ta marrë edhe një mesazh për t’u larguar nga ky vend.

***********************

(15:45)- Gazetarët e Insajderit të vendosur në pika të ndryshme raportojnë se numri i protestuesve krahasuar me 9 janar, në protestën e sotme vërehet rënie e numrit të protestuesve.

Sipas numrave të opozitës në protestën e 9 janarit kanë qenë 100 mijë protestues ndërsa Policia e Kosovës raportoi për 8 mijë protestues.

Se numri i protestuesve këtë herë ka rënë shihet edhe në fotografitë e siguruara nga gazetarët tanë.

Gjithashtu për dallim prej 9 janarit, as Sheshi Nëna Terezë nuk është i mbushur ndërsa edhe Sheshi kryesor ku po mbahen fjalimet nuk ka dendësi të njerëzve.

(15:45)- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij tepër akuzues për Qeverinë e Kosovës, megjithatë për dallim prej Jakup Krasniqit e Dardan Molliqajt, nuk i është referuar Asociacionit të Komunave serbe në Kosovës si Zajdenicë.

Në tërë fjalimin e tij  Haradinaj i ka dhënë më shumë rëndësi demarkacionit të Kosvës me Malin e Zi,  por kur ka përmendur marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për bashkësinë e komunave serbe, ka përmendur vetëm emrin zyrtar Asociacionin.

“Kjo qeveri e ka sulmuar sovranitetin e vendit me marrëveshjen e Asociacionit”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë Dardan Molliqaj nga VV krejt kohën i është referuar Asociacionit si Zajdenicë. Njejtë edhe Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën.

rralleballin

blinda

zahiri

***********************

(15:44)- “Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e tradhtuan rezistencën paqësore dhe të armatosur, UÇK-në dhe studentët e viteve të 90-ta”, ka thënë Molliqaj.

“S’ka si të jetë ndryshe ose je me popullin ose je me zajednicën” , ka shtuar ai.

 

blinda2

(15:25)-Përderisa protesta ende nuk ka nisur me fjalimet e opozitës, forca të shtuara policore kanë rrethuar institucionet e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Siç shihet në fotografitë e siguruara nga gazetarët tanë në terren shihet polica e Kosovës është jashtëzakonisht e mobilizuar.

***********************

(15:20)- Kryetari i Këshilli Kombëtar të partisë NISMA ka mbajtur fjalim pas Pal Lekajt nga AAK duke thënë se me këtë protestë po e mbrojnë Republikën që po i humbet sovraniteti me marrëveshjet e dëmshme në Bruksel dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Ai e ka quajtur qeveritarët mashtrues dinak.

“Protesta e sotshme për ne është ngjarje e madhe, për kundërshtimin e madh që po i bëjnë qytetarët të Kosovës kundër mashtruesve dinak”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, qeveritarët po ta donin kombin dhe shtetin sovran, do t’i zbrisnin shkallët për të dhënë dorëheqje.

“Kjo do të ishte zgjedhja më e mirë”, ka thënë Krasniqi.

***********************

(15:31)- Pamje nga protesta (Video)

 

 

***********************

(14:39) Për dallim prej protestës së 9 Janarit ku nuk janë parë flamujt e Kosovës, kësaj radhe një grup protestuesish kanë vendosur që të dalin të protestojnë me flamurin e Republikës së pavarur.

***********************

(14: 31) Kryeministri Mustafa, nëpërmjet një statusi në Facebook, të publikuar para disa minutash, ka thënë se Republika e Kosovës po e shënon Ditën e Pavarësisë në sheshin e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, pranë Ibrahim Rugovës. Kryeministri është marrë me simbolikën e fotografisë së Rugovës duke shkruar se simbolika e hapit të tij, shënon vizionin e ecjes përpara të këtij vendi, shënon rrugëtimin e vështirë por të vendosur të këtij populli, shënon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe orientimin euroatlantik të qytetarëve të Kosovës.

Mustafa

***********************

(14:18)-  Liderët opozitarë marshojnë drejt Qeverisë

Protestuesit e mbledhur tek Biblioteka Kombëtare e Kosovës janë nisur drejt sheshit “Skenderbeu” aty ku do të jetë pikëtakimi i fundit i protestës së opozitës. Atyre po iu prijnë liderët opozitarë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj bashkë me anëtarët e tri partive që drejtojnë Vetëvendosje, AAK dhe NISMA. Në ndërkohë seshi “Skënderbeu” tashmë është mbushur me protestues të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës

***********************

(14:02) – Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin Skënderbeu në protesten e thirru nga blloku opozitarë.

protesta

protesta 2

 

protesta 3

(13:15) – Një orë para se të nisë protesta e opozitës në një prej anësore Policia e Kosovës ka dërguar autoblinda në rrugën “Rexhep Luci”, tek kinemaja ABC. Gazetarja jonë në terren raporton se aty janë 2 autoblinda edhe me topa uji të cilët përdoren për të shpërndarë masën në protesta.

12722447_439768119567237_1182975631_o

***********************

(12:29) – Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media ka deklaruar se Policia e Kosovës në pikën doganore të Morinës sot rreth orës 11:00 ka arrestuar protestuesit që po vinin nga Tirana.

Vetëvendosje pretendon se personat që sipas tyre ishin nisur për të marrë pjesë në protestën e sotshme në të opozitës në Prishtinë janë arrestuar nga policia.

“Si fillim ata kanë kontrolluar autobusin, ku kanë gjetur parullat protestuese. Më pas i kanë shoqëruar tre vetë nga pjesëmarrësit në zyrën e policisë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Më tutje gjithnjë sipas Vetëvendosjes, protestuesit e tjerë janë kthyer me gjithë autobus në territorin e Republikës së Shqipërisë, dhe nuk iu është lejuar hyrja.

“Më pas Policia e Kosovës ka lëshuar një dokument në të cilin e ka shpallur person të rrezikshëm Bashkim Rodonin, dhe ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë. Bashkim Rodoni është artist, regjisor e muzikant”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas Vetëvendosjes, një student i filozofisë në Tiranë, Gent Amzai është ndaluar poashtu nga policia dhe i është thënë se do të dërgohet në paraburgim në Prizren. Sipas tyre, të tjerëve ende nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje se pse po i ndalojnë.

“Ky veprim i Policisë së Kosovës është i turpshëm, dhe synon vazhdimin e politikës famëkeqe të distancimit të Kosovës prej Shqipërisë”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes./Insajderi.com