‘Live it up’ këndohet rrugëve të Nju Jorkut – imitohet Era Istrefi

‘Live it up’ këndohet rrugëve të Nju Jorkut – imitohet Era Istrefi

Ka nisur Botërori ‘Rusia 2018’ dhe kënga ‘Live it up’ u ka rënë në vesh të gjithëve. Por jo vetëm kaq, pasi vallëzimet e tre këngëtarëve, Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam po komentohen po ashtu.

Kjo për faktin se komediani i njohur si QPark i cili publikon video interesante duke imituar këngëtarët e huaj e ka bërë një gjë të tillë edhe për këngën e botërorit.

Ai ka incizuar një video rrugëve të Nju Jorkut dhe të gjithë njerëzit rrugës e kanë shikuar me habi.

Në këtë video shihet ndër tjera duke e imituar edhe Era Istrefin./Lajmi.net/